Barcelona ka hequr dorë nga Lautaro Foto: Reuters

Barcelona ka hequr dorë nga Lautaro

11 December 2019 11:54

Skuadra e Barcelonës ka vendosur që të tërhiqet nga oferta për sulmuesin e Interit, argjentinasin Lautaro Martinez.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar të mërkurën se Barcelona ka bërë një hap prapa në lidhje me Lautaron, pasi ka dëgjuar kërkesën e Interit që për lirimin e sulmuesit 22-vjeçar ka kërkuar të paktën 100 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Te Barcelona kjo kërkesë e Interit është vlerësuar si shumë e lartë dhe për këtë arsye ekipi spanjoll ka vendosur të tërhiqet nga oferta për Lautaron.

Argjentinasi po shkëlqen këtë edicion te Interi dhe te Barcelona shihej si pasardhës i uruguajanit Luis Suarez.

Lautaro ka shënuar 13 gola në 21 ndeshje këtë edicion me Interin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme