Juventusi bën ofertë për Willianin

Juventusi bën ofertë për Willianin

11 December 2019 11:59

Kampioni i Italisë, Juventusi i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Chelseat për mesfushorin brazilian Willian.

“Daily Mail” ka raportuar të mërkurën se Juventusi po kërkon transferimin e Willianit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij ka ofruar dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Arsyeja e kësaj oferte të ulët është për shkak se Willian ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij edicioni dhe prej janarit është i lirë të negociojë me ekipet tjera, pasi nuk do t’i ofrohet kontrata e re te londinezët, transmeton Koha Ditore.

Willian pëlqehet nga trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri që edicionin e shkuar ka punuar me të te Chelsea dhe e sheh si përforcim të duhur për ekipin italian.

31-vjeçari, këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime në 21 ndeshje për Chelsean në të gjitha garat.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme