Flamurtari prezanton Sokolin

Flamurtari prezanton Sokolin

13 December 2019 20:47

Bylbyl Sokoli të premten është zyrtarizuar si trajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës.

Marrëveshja është e vlefshme deri në fund të edicionit 2019\2020, por me opsion që të vazhdohet më gjatë.

Flamurtari ka mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll në vend të nëntë me 19 pikë. Kjo pozitë në fund të edicionit dërgon në kategorinë e dytë, transmeton Koha Ditore.

“Të gjithë në klub do të japim maksimumin që Flamurtari të sigurojë ekzistencën në Superligë. Ky është synimi im dhe i gjithë të tjerëve. Do të bëjmë përpjekje që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri”, ka thënë Sokoli në një konferencë për shtyp.

Sokoli e njeh shumë mirë kampionatin e Kosovës. Ka drejtuar shumë skuadra, ndërsa vlerësohet prej trajnerëve me sukseset më të mëdha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme