Përfaqësuesja e Kosovës femrat përparon për katër pozita në renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës femrat përparon për katër pozita në renditjen e FIFA-s

13 December 2019 20:49

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) ka përparuar për katër pozita në renditjen e FIFA-s për përfaqësueset më të suksesshme.

FIFA të premten ka publikuar renditjen, ndërsa Kosova mbanë vendin e 122-të. Është katër pozita më lartë se në renditjen e kaluar, të publikuar në fund të shtatorit, transmeton Koha Ditore.

Te përfaqësueset e futbollisteve, FIFA e publikon renditjen më rrallë.

Shqipëria është e 77-ta, kurse prapa Kosovës prej përfaqësueseve evropiane janë vetëm Maqedonia Veriore (125) dhe Andorra (151).

Në ranglistën e futbollit të femrave janë 155 përfaqësuese. Kosova më 8 tetor fitoi 2:1 ndaj Estonisë në eliminatore për Evropian, ndërsa më 9 nëntor fitoi 5:0 miqësoren me Luksemburgun.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme