Gattuso e nis me humbje aventurën te Napoli Foto: Reuters

Gattuso e nis me humbje aventurën te Napoli

14 December 2019 20:29

Gennaro Gattuso e ka nisur me humbje aventurën e tij si trajner i Napolit.

Në shtëpi Napoli pësoi me rezultat prej 2 me 1 ndaj Parmës, transmeton Koha.net.

Parma e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes përmes Kulusevskit.

Kurse shifrat Napoli i barazoi përmes Milikut në minutën e 64.

E golin e fitores për Parmën e shënoi Gervinho në minutën e 90+3.

Napoli tani ka 21 pikë dhe mban vendin e tetë, derisa Parma në një pozitë më lartë ka 24 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme