Sport

Bardhi mund të jetë rreziku i madh për Kosovën në ndeshjen vendimtare

Bardhi mund të jetë rreziku i madh për Kosovën në ndeshjen vendimtare

Enis Bardhi ka shënuar gol të shtunën për t’ia siguruar Levantes fitoren 2:1 në udhëtim ndaj Granadas. Ndeshja i ka takuar xhiros së 17-të të La Ligas spanjolle, ndërsa Levante fitoi me shifrat 2:1. Bardhi realizoi gol të bukur në minutën e 89-të.

Kosova do të ishte me fat sikur ta kishte në përbërje një lojtar që shënon gola vendimtarë në kampionatin spanjoll, një prej më cilësorëve në botë. Por Bardhi do të jetë në anën tjetër të fushës kur Kosova do ta luajë ndeshjen thuajse vendimtare për kualifikim në “Euro 2020”, shkruan sot “Koha Ditore”.