Sport

Besa në hendboll dhe Bashkimi në basketboll mburren me bilancin e qindpërqindtë

Besa në hendboll dhe Bashkimi në basketboll mburren me bilancin e qindpërqindtë

Të shtunën mbrëma në Pejë, njëjtë si në shumicën e mbrëmjeve në të cilat ka zhvilluar ndeshje, Besa Famgas ka hasur në pak rezistencë. Hendbollistët e klubit pejan e kanë mposhtur Drenicën e Drenasit me rezultat të lartë, 46:24.

Për Besën ishte fitorja e 14-të në stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll. Dhe ishte ndeshja e 14-të po ashtu. Si pak skuadra kosovare, Besa ka mbyllur një stinor të tërë me bilanc të qindpërqindtë. I ka fituar të gjitha ndeshjet. Këtë edicion kanë arritur vetëm edhe basketbollistet e Bashkimit, në ligat elitare të sporteve ekipore në vend, shkruan sot Koha Ditore.