Sport

Peja pëson humbjen e tretë në Ligën Ballkanike

 

Peja ka pësuar humbjen e tretë në Ligën Ballkanike, pasi është mposhtur nga klubi bullgar Academic Bultex 85:74.

Periudha e dytë doli të jetë vendimtare për fitoren e vendasve. Pasi periudha e parë u mbyll baras 18:18, në të dytën Academic Bultexi fitoi 30:16 për të krijuar diferencën e mjaftueshme që mbeti e paprekshme deri në fund.