Shaqiri starton për Liverpoolin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

Liverpooli arrin në finalen e Kupës së Botës për Klube

18 December 2019 17:14
20:20

Liverpooli ka mposhtur Monterreyn 2 me 1 për të arritur në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Naby Keita e Rogelio Funes realizuan golat për 1 me 1 në pjesën e parë, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes Roberto Firmino shënoi për fitoren e “Të Kuqve”.

Në finalen e së shtunës, Liverpooli do të përballet me klubin brazilian Flamengo.

17:14

Shaqiri starton për Liverpoolin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

Xherdan Shaqiri do të paraqitet nga fillimi për Liverpoolin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, në përballjen me Monterreyn nga Meksika.

Takimi do të nisë në orën 18:30 në Doha të Katarit.

Ky është formacioni i Liverpoolit:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme