Sot shpallen më të mirët në futboll

Sot shpallen më të mirët në futboll

20 December 2019 09:34

Federata e Futbollit e Kosovës të premten (sot) do të shpallë më të mirët e vitit 2019.

Ceremonia “Laureatët 2019” do të mbahet nga ora 17:00, në hotelin “Emerald” në Prishtinë.

Çmimi kryesor do të jetë ai i futbollistit më të mirë të vitit 2019. Vjet këtë çmim e fitoi Arbër Zeneli, ndërsa këtë vit favoritë janë Vedat Muriqi e Milot Rashica.

Më shumë se për çmimin kryesor, debat zakonisht hap përzgjedhja e njëmbëdhjetëshit më të mirë të Superligës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme