FFK organizon turneun e video-lojërave elektronike në futboll

21 December 2019 19:45

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me kompaninë “Xportal” dhe “Gjirafa50”, kanë organizuar një event në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku 128 garues do të garojnë në video-lojën e famshme të futbollit “Pes 2020”.

Interesimi për këtë lloj sporti por rritet edhe më shumë në vendin tonë ku të pranishëm ishin edhe dy futbollistët e Superligës së Kosovës në futboll, Armend Thaçi dhe Përparim Islami.

Që të dy mbrojtësit e djathtë vendosën të zgjedhin më të mirin edhe në “Pes 2020”. E, fitues i këtij dueli ishte mbrojtësi i djathtë i Feronikelit, që triumfoi me rezultat minimal 1:0, raporton “Sporti në KTV”.

I pranishëm në këtë event ishe edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

Rreth këtij organizimi garës ka folur edhe organizatori Dardan Sadiku.

Një nga garuesit fitues në ndeshjen e parë ishte edhe Leon Shala, që shpreson të dalë fitues nga ky turne.

E veçanta e këtij turneu ishte pasi ndeshjet komentoheshin live nga komentatorët në gjuhën shqipe.

Fituesi i këtij turnamenti do ta fitojë një fanellë të Kosovës, një top futbolli dhe një sony-play-station dhe do të përfaqësojë Kosovën në kampionatin evropian në Pes 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme