Sport

Leicesteri me dilemën për Vardyn futet në derbi me Liverpoolin

Leicesteri me dilemën për Vardyn futet në derbi me Liverpoolin

Leicester City do të përballet me Liverpoolin të enjten, duke e ditur se shpresat e saj për titull janë të varura nga kjo ndeshje.

Ndeshja e së enjtes do të përballë Leicesterin që zë vendin e dytë në renditje, kampionin befasues të stinorit 2015/16, me liderin Liverpool. Liverpooli ka 49 pikë pas 17 ndeshjeve, dhjetë më tepër se Leicesteri që zë vendin e dytë, ndërsa ka një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan AFP, transmeton Koha Ditore.