Sport

Mourinho e vlerëson jashtë çdo rregulli orarin e ngarkuar të Premier Leagues

Mourinho e vlerëson jashtë çdo rregulli orarin e ngarkuar të Premier Leagues

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka kritikuar orarin e ngarkuar në Premier League gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, që nënkupton se skuadra e tij duhet të udhëtojë për përballje me Norwich Cityn vetëm dy ditë, pasi që e mposhti të enjten me 2:1 Brighton & Hove Albion.

Tottenhami ndaj Brightonit ishte pa sulmuesin jugkorean Son Heung-min, që ishte i suspenduar dhe ai do të mungojë edhe ndaj Norwichit, e pos tij edhe Moussa Sissoko dhe Harry Winks, që kanë marrë kartonët e pestë të verdhë në stinorin në ndeshjen ndaj Brightonit, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.