Sport

Hendboll, Kosova barazon me Kuvajtin në ndeshjen e dytë

Hendboll, Kosova barazon me Kuvajtin në ndeshjen e dytë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka barazuar në ndeshjen miqësore që e luajti të hënën kundër Kuvajtit 21:21 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Për Kosovën kjo ishte ndeshja e dytë brenda dy ditëve përballë Kuvajtit, pasi të dielën mbrëma në të njëjtën palestër pësoi humbje 22:14. Te dy këto ndeshje ishin teste të rëndësishme për përzgjedhësin Taip Ramadani në prag të kualifikimeve për botëror.