Tri befasitë e vikendit paralajmërojnë garë të fortë

Tri befasitë e vikendit paralajmërojnë garë të fortë

Tahir Sopi Tahir Sopi 14 January 2020 10:34

Pjesa e dytë e Superligës në basketboll, që nisi vikendin e shkuar, vlerësohet se ishte paralajmërim për një garë tejet të fortë për titull dhe kupë.

Fitorja e thellë e Rahovecit ndaj kampiones dhe lideres, Prishtinës, pastaj humbja e Pejës së përforcuar me Dardan Berishën ndaj Ponte Prizrenit dhe fitorja e parë e Lipjanit këtë stinor, e arritur ndaj Bashkimit, vlerësohen befasitë e xhiros, shkruan sot Koha Ditore.

Befasia më e madhe e xhiros vlerësohet fitorja e Lipjanit, ekip që pjesën e parë e mbylli në pozitën e fundit me 16 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara. Të dielën mbrëma Lipjani regjistroi fitoren e parë, duke e mposhtur Bashkimin në Prizren me rezultatin bindës 83:64. Ishin dy prej tri përforcimeve të Lipjanit të bëra gjatë janarit që siguruan këtë fitore. Tamas Bruce regjistroi 28 pikë e 24 kërcime, Warren Winson kontribuoi me 24 pikë, derisa Joshua Boutte për shkak të dokumentacionit nuk mundi të paraqitet ndaj Bashkimit, por do të jetë i gatshëm prej ndeshjes së radhës.

Edhe në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) besojnë se pjesa e dytë do të jetë dukshëm më e fortë dhe më nivel më të lartë. E gjithë kjo, sipas FBK-së, po ndodh për shkak të përforcimeve të shumta dhe cilësore që i kanë bërë ekipet në afatin kalimtar të janarit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme