Valverde u fut në zemrat e tifozëve të Realit me një ndërhyrje

Valverde u fut në zemrat e tifozëve të Realit me një ndërhyrje

14 January 2020 12:03

Dy momente do të mbahen në mend nga finalja e Superkupës së Spanjës të dielën: penalltia fituese e shënuar nga Sergio Ramos, që i dha shtysë Zinedine Zidanet të fitojë finalen e nëntë nga po aq të zhvilluara si trajner i Real Madridit; dhe ndërhyrja e Federico Valverdes, ku si lojtar i fundit në çastet e fundit të shtesave e rrëzoi Alvaro Moratan e Atletico Madridit, që u gjet i vetëm përballë portierit Thibaut Courtois.

“I kërkoi falje Moratas. E di se nuk ishte në rregull, por nuk kisha mundësi tjetër”, tha mesfushori Valverde pas ndeshjes.

Valverde “ka mundur të marrë“ dy kartonë të kuq për atë ndërhyrje; një pasi që Morata ishte i vetëm përballë portierit dhe tjetrin për shkak të rrezikshmërisë së ndërhyrjes, shkruan sot Koha Ditore.

Shënuesi i penalltisë së fundit, Ramos, që është përjashtuar me karton të kuq më tepër se çdo lojtar tjetër në histori të La Ligas, ka qenë krenar me qasjen e bashkëlojtarit të tij.

Ndërkohë, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, që e përshëndeti mesfushorin uruguaian Valverde kur po largohej nga fusha, nuk kishte hatërmbetje ndaj tij.
“Ai bëri atë që është dashur të bëjë. Unë i kam thënë atij se të gjithë do të kishin bërë të njëjtën gjë në pozitën e tij”, tha Simeone. “Çmimi i lojtarit të ndeshjes duhej të jepej për atë aksion. Valverde e fitoi finalen, ishte aksioni më i rëndësishëm. Do të ishte me gjasë gol. Unë i kam thënë atij se ka bërë çfarë është dashur të bëjë”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme