Kosova U-17 pëson edhe nga Tanzania

Kosova U-17 pëson edhe nga Tanzania

17 January 2020 19:49

Përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup”, që po mbahet në Turqi.

Pasi fillimisht pësoi 1:0 nga Turqia, Kosova të premten ka pësuar 4:2 nga Tanzania. Rezultatet janë paraqitur në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Turqisë, që edhe e organizon turneun. Kosova renditet e fundit në Grupin A. Prinë Turqia me 6 pikë, ndërsa Irlanda e Tanzania i kanë nga 3 pikë, transmeton Koha Ditore.

Turqia të premten fitoi 1:0 ndaj Irlandës. Në Grupin B garon Shqipëria, që të premten fitoi 1:0 ndaj Ukrainës. Shqipëria e kishte fituar 1:0 edhe ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë Veriore dhe ndan vendin e parë në grup me Korenë e Jugut.

Të dielën, Kosova luan ndaj Irlandës, ndërsa Shqipëria përballet me Korenë. Më pas më 21 janar janë ndeshjet për plasman përfundimtar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme