Reali në garë për mbrojtësin Carlos

Reali në garë për mbrojtësin Carlos

17 January 2020 21:31

Pas Liverpoolit, edhe skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit Diego Carlos, që është pjesë e Sevillas.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga gazeta spanjolle “AS”. Mësohet se Real Madridi po synon të sigurojë shërbimet e brazilianit Carlos për edicionin e ardhshëm dhe tashmë ka nisur negociatat me Sevillan, transmeton Koha Ditore.

Carlos ka një klauzolë lirimi në kontratë prej 75 milionë eurosh dhe është ndër mbrojtësit më të dalluar këtë edicion në La Liga.

26-vjeçari deri më tash ka 21 ndeshje me Sevillan në të gjitha garat dhe dy gola të shënuar. Carlos te Sevilla u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Nantesi për 15 milionë euro dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2024.

Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe tek Estorili e Porto B.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme