Roma vihet pas dy lojtarëve shqiptarë

Roma vihet pas dy lojtarëve shqiptarë

18 January 2020 11:58

Shkëmbimi mes Politanos të Interit dhe Spinazolas të Romës me shumë gjasë ka dështuar.

Mirëpo klubi romak, menjëherë ka nisur të interesohet për lojtarë tjerë, në repartin e sulmit.

Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, drejtuesit kryeqytetas kanë hedhur sytë nga Adnan Januzaj, i cili aktualisht është pjesë e Real Sociedadit.

Futbollisti shqiptar pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe pritet të nisin një sulm për të.

Megjithatë Januzaj nuk është lojtari i vetëm shqiptar që ndiqet nga Roma.

Nën vëzhgimin e italianëve është edhe Xherdan Shaqiri, i cili nuk po gjen shumë hapësira te Liverpooli dhe mund të pranonte një kalim në “Olimpico”, ani pse Jurgen Klopp ditë më parë deklaroi se nuk do të lejojë asnjë largim nga skuadra gjatë afatit kalimtar të janarit./kp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme