Pas Shaqirit, Roma kërkon edhe një futbollist shqiptar

Pas Shaqirit, Roma kërkon edhe një futbollist shqiptar

19 January 2020 15:29

Pas lëndimit të mesfushorit Nicolo Zaniolo, i cili do të mungojë këtë sezon, Roma është vënë në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Daily Mail raporton se në listën e Romës janë edhe dyshja shqiptare, Adnan Januzaj dhe Xherdan Shaqiri, oferta për këtë të fundit e refuzuar nga Liverpooli, transmeton Koha.net.

Raportohet se Roma e dëshiron Januzajn e Sociedadit në formë huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit.

Roma tashmë ka kontaktuar me Sociedadin dhe mund ta transferojë atë për shumën prej 15 milionë euro, nëse arrihet marrëveshja për huazimin e Januzajt në këtë afat kalimtar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme