19:22

Liverpooli fiton derbin e madh anglez, ikën edhe më shumë në krye të tabelës

Liverpooli ka fituar derbin e madh anglez ndaj Manchester Unitedit, 2 me 0, për të ikur edhe më shumë në krye të tabelës në Premier Ligë.

“Të Kuqtë” dominuan gjatë gjithë ndeshjes, për të mposhtur ekipin që ishte i vetmi i cili i mori pikë në gjysmën e parë të sezonit.

Virgil Van Dijk në minutën e 14-të dhe Mohamed Salah në minutën e 93-të realizuan golat për fitoren e Jurgen Kloppit.

Në tabelë, Liverpooli prin me 64 pikë, plot 16 më shumë se ndjekësi i parë Manchester City. Leicesteri tani është i treti me 45 pikë. Unitedi ka 34 në pozitën e pestë.

Image

 

17:49

Liverpooli në epërsi ndaj Unitedit, Van Dijk realizon gol të bukur me kokë

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Unitedit në minutën e 14-të përmes një goli të bukur të Virgil Van Dijkut.

Holandezi realizoi me kokë pas një harkimi të Trent Alexander-Arnoldit nga rivënia këndore, për 1 me 0.

 

16:37

Formacionet zyrtare, Liverpool – United

Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të madh anglez, Liverpool – Manchester United.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 23-të në Premier Ligë, do të nisë në orën 17:30 në Anfield.

Unitedi është skuadra e vetme që në këtë sezon i ka nxjerrë pikë “Të Kuqve”, duke barazuar në Old Trafford.

Formacionet:

Liverpool:

Image

United:

Image