Setien nis me fitore aventurën te Barça

Setien nis me fitore aventurën te Barça

19 January 2020 22:54

Quique Setien ka nisur me fitore aventurën si trajner i Barcelonës, duke mposhtur Granadan 1 me 0 në xhiron e 20-të të La Ligës.

Lionel Messi realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 76-të, pas një aksioni tejet të bukur të vendasve.

Nga minuta e 69-të, Granada ishte me një futbollist më pak në fushë pas largimit me karton të kuq të Sanchezit.

Barcelona i prin tabelës me 43 pikë, aq sa ka edhe Reali si i dyti.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme