Podolski rikthehet në Turqi

Podolski rikthehet në Turqi

19 January 2020 23:46

Lukas Podolski raportohet se ka arritur marrëveshje për kalimin te klubi turk, Antalyaspor.

Ish-reprezentuesi gjerman, sipas “Kolner Express”, dëshironte rikthimin në Koln, por klubi gjerman nuk kishte mundësi ta bënte transferimin.

Më pas ai raportohet se kishte udhëtuar në fundjavë drejt Turqisë për të kryer testet mjekësore dhe të hënën do të nënshkruajë kontratë afatgjate prej 18 muajshe.

34-vjeçari në mars të 2017-s ishte larguar nga Galatasaray drejt Japonisë për t’iu bashkuar Vissel Kobes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme