Juventusi ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Romës në çerekfinale të Kupës së Italisë, për të siguruar biletën për në gjysmëfinale.
Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi golin e parë në fitoren prej 3 me 1 të Juventusit, transmeton Koha.net.
Portugezi shënoi pas asistimit nga Higuain në minutën e 26.
Bentancur dyfishoi epërsinë në minutën e 38, derisa epërsinë e trefishoi mbrojtësi Leonardo Bonucci në minutën e 45+2 pas asistimit nga Costa.
Kurse në minutën e 50 Buffoni shënoi autogol për rezultatin final 3-1.
“Zonja e Vjetër” në gjysmëfinale e e pret fituesin e çerekfinales ndërmjet Milanit dhe Torinos.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.