Sport

Statistika të tmerrshme të portierit më të shtrenjtë në botë

Statistika të tmerrshme të portierit më të shtrenjtë në botë

Është koha të flitet për Kepa Arrizabalagan. Përkundër të gjitha shenjave pozitive në fillim të stinorit, pas ardhjes së Frank Lampardit në postin e kryetrajnerit të Chelseat, portieri për të cilin është paguar shifër rekorde - 80 milionë euro, vazhdon të jetë arsye për brengë.

Statistikat janë të tmerrshme. Nga të gjithë portierët që kanë luajtur mbi 1000 minuta në Premier League këtë stinor, Kepa gjendet në vend të fundit sa i përket përqindjes së përgjithshme të gjuajtjeve të pritura, shkruan sot Koha Ditore.