Japonezet po tentojnë të depërtojnë në sportin e meshkujve

Japonezet po tentojnë të depërtojnë në sportin e meshkujve

26 January 2020 11:39

Ndërsa trajneri hedh kripë në tokë, mundësit rreshtohen anash, duke ngritur fillimisht këmbën e majtë e më pas të djathtën.
“Ichi”, bërtet 7-vjeçarja Himeka Suzuki, ndërsa bën hapin e saj të parë të ushtrimeve.
“Ni”, ndërsa bën të dytin.
“San...”.

Do t’i bëjnë 100 nga këto para se stërvitja e vërtetë të nisë. Vajzat janë duke qëndruar pranë djemve, në nivel të barabartë tash për tash, transmeton Koha Ditore shkrimin e Washington Post.

Djemtë ishin lakuriq, me përjashtim të brekëve tradicionale të sumos. Himeka kishte veshur pantallona të zeza dhe një fanellë të verdhë. Djemtë mund të ëndërrojnë për karrierën profesioniste në sumo, famë dhe pasuri. Himeka dhe vajzat e tjera nuk kanë aspirata të tilla. Njëra dëshiron të bëhet mjeke, një tjetër dëshiron të bëhet mësuese.

Sumo nuk është një opsion për to, një fakt që e ka sjellë sportin në udhëkryq kulturor. Me gjithë rritjen e numrit të mundësve në ringun amator, pranimi në skenën kryesore ende mungon. Por këto mundëse, të panjohura, të padëgjuara dhe në shumë vende jo të mirëseardhura, mund të mbajnë çelësin që sumo të depërtojë në skenën botërore.

Kur Lojërat Olimpike të mbahen në Tokio këtë vit, sporti tradicional i vendit dhe hobi më i shenjtë nuk do të jetë i pranishëm. Tentimet për të shtuar sumon në Lojërat Olimpike kanë stagnuar vite më parë. Dhe ndonëse është bërë përparim së fundi, është duke ecur ngadalë, kryesisht pasi sumo është ende sport mashkullor.

Kjo veçanërisht është e vërtetë në Japoni, që ka hezituar të përqafojë garueset dhe ka bërë mundje me çështjet e barazisë gjinore e ato kulturore.

Në sportin me plot rituale të sumos, edhe hapat e bërë së fundi lënë femrat e sportit dukshëm prapa meshkujve. Meshkujt garojnë si profesionistë, duke fituar famë dhe duke vazhduar me sport, shpesh edhe në fillim të 30-ve. Femrat garojnë si amatore dhe karrierat e tyre përfundojnë jo shumë kohë pasi të mbushin 20 vjet. Tash për tash, nënkupton se vajzat në këtë shkollë në Tokio nuk kanë mundësi të njëjta si djemtë përkrah të cilëve po stërviten.
“E gjitha është për shkak të stimulimit, mendoj”, thotë Munehiko Harada, një profesor i menaxhmentit sportiv në Universitetin Waseda. “Femra që mbush 21 vjet nis me sumo dhe të gjithë e pyesin pse po e bën këtë”.

Një traditë

Shkolla Ota Arashi është në mes të parkut “Heiwanomori”, me shumë gjelbërim dhe me objekte sportive. Jashtë po bie shi, ndërsa nxënësit – gjashtë vajza e shtatë djem – këmbëzbathur bëjnë lëvizjet tradicionale në stërvitje. Më pas futen në ringun me argjilë në formë rrethore, disa duke ecur si valltarë e disa si foshnje që luajnë nëpër lloç.

Në mesin e tyre ishte Maho Yoshizawa, që në moshën 16-vjeçare është talentja më e madhe e shkollës. Ajo ka vetëm 50 kilogramë, por është po aq e fuqishme sa disa djem që janë profesionistë, thotë trajneri në shaka....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme