Bunjaki i kritikon Challandesin e FFK-në, në “Sportin Total”

Bunjaki i kritikon Challandesin e FFK-në, në “Sportin Total”

26 January 2020 18:08

Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, është mysafiri i ftuar në emisionin “Sporti Total” të KTV-së.

Bunjaki, që në fund të vitit të kaluar u bë këshilltar i Feronikelit, ka folur për postin dhe rolin e ri, në futbollin e Kosovës.

Për largimin e yjeve të Niklit, për talentet e reja në klub, projektin për ta bërë Feronikelin skuadër të fortë edhe në garat evropiane, por edhe kritikat e tij ndaj FFK-së dhe përzgjedhësit aktual të Kosovës, Bernard Challandes, Bunjaki është përgjigjur në bisedën e zhvilluar për “Sportin Total”.

Në kuadër të këtij edicioni, “Sporti Total” sjell te ju edhe raportet nga Superliga e Kosovës në basketboll, përgatitjet e ekipeve të Kosovës në futboll, temën interesante për sigurinë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe raportet nga top-ligat evropiane.

“Sportin Total” mund ta ndiqni sonte në KTV, duke nisur nga ora 22:15.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme