“Ballistët” më 26 mars në Shkup për të mbështetur përfaqësuesen e Kosovës

“Ballistët” më 26 mars në Shkup për të mbështetur përfaqësuesen e Kosovës

28 January 2020 11:03

Dy tifo grupet më të mëdha nga Maqedonia “Shvercerat” dhe “Ballistët” ditëve të fundit ishin në qendër të vëmendjes si në mediat vendore, ashtu edhe tek ato në Kosovë, lidhur me prezencën e tyre në mënyrë të organizuar për ndeshjen e 26 marsit midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që do të zhvillohet në Shkup, shkruan “infOSport.mk”.

Nëse “Shvercerat” edhe përfundimisht i thanë “JO” Kosovës, pasi të njëjtit si kombëtare njohin vetëm Shqipërinë, “Ballistët” pritet që në mënyrë të organizuar të udhëtojnë drejt Shkupit për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës. Një gjë të tillë kanë bërë të ditur “Dardanët” përmes një postimi në “facebook”, ku kanë njoftuar se atyre u janë bashkuar edhe tifo grupi i njohur nga Tetova “Ballistët”. Dardanët po ashtu në këtë postim kanë thënë “Shqiptarët do pushtojnë rrugët e Shkupit”. Kjo ndeshje pritet të zgjojë interesim shumë të madh në mesin e futbolldashësve në vendin tonë dhe më gjërë në rajon, ndërsa ekipi fitues do të luaj në finalen e madhe të 31 marsit, ku e pret fituesin nga përballja Gjeorgji – Bjellorusi.

Kujtojmë ekipi përfaqësues që do të fitojë finalen e madhe do të luaj në “Euro 2020”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme