Sport

Hendbollistët e vitit - Jupa e Muratoviq, Dedaj e Demaj më të mirët e Kombëtares

Hendbollistët e vitit - Jupa e Muratoviq, Dedaj e Demaj më të mirët e Kombëtares

Federata e Hendbollit të Kosovës ka mbajtur manifestimin “Laureatët e Vitit”, ku ka shpallur më të mirët e vitit 2019.

Çmimet kryesore janë fituar nga Kastriot Jupa i Besa Famgasit dhe Esma Muratoviq e Istogut. Reprezentuesi Jupa është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit 2019, ndërsa çmimin e më të mirit e ka fituar për herë të pestë, njofton FHK-ja.