Sport

Barcelona siguron “Ronaldon e ardhshëm”, portugezin Trincao

 

Skuadra e Barcelonës ka siguruar shërbimet e njërit prej talenteve më të mëdha në Evropë. Barcelona, të premten, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën portugeze Braga për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, Francisco Trincao, i cili vlerësohet si Cristiano Ronaldo i ardhshëm. 

Trincao do të qëndrojë te Braga deri në fund të këtij edicioni, kur edhe do të transferohet te Barcelona. Për kartonin e 20-vjeçarit, Barcelona është pajtuar të paguajë 31 milionë euro dëmshpërblim, shkruan sot Koha Ditore.