Sport

Bayerni këshillohet ta transferojë Rashicën

Bayerni këshillohet ta transferojë Rashicën

Ish-mesfushori i Bayern Muenchenit, Dietmar Hamann, ka këshilluar drejtuesit bavarezë që të heqin dorë nga Leroy Sane i Manchester Cityt dhe të hidhen në sulm për sulmuesin kosovar të Werder Bremenit, Milot Rashica, përcjell “Bild”.

Sipas Hamannit, Rashica është dukshëm opsion më i mirë dhe më i lirë sesa Sane, i cili pritet të largohet nga City në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.