Gjiganti turk insiston për Shaqirin Foto: Reuters

Gjiganti turk insiston për Shaqirin

06 February 2020 23:00

Ekipi nga Turqia, Galatasaray, po insiston për transferimin e Xherdan Shaqirit nga Liverpooli.

Gazeta turke “Fanatik” ka shkruar të enjten se te Galatasaray po punojnë për transferimin e Shaqirit në fund të këtij edicioni.

Galatasaray pati kërkuar Shaqirin edhe në afatin kalimtar të janarit, por te Liverpooli patën refuzuar, transmeton Koha Ditore.

Ekipi turk është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 15 milionë euro për Shaqirin, të cilin e sheh si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm.

Shaqiri 28-vjeçar, këtë edicion nuk ka hapësirë të mjaftueshme te Liverpooli, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai deri më tash, ka dhjetë paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat. Shaqiri iu bashkua Liverpoolit para fillimit të edicionit 2018/19, kurse gjatë karrierës ka luajtur edhe te Stoke City, Interi, Bayern Muencheni e Baseli.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme