Sport

Pelé është në depresion, s’del nga shtëpia, thotë i biri i tij

Pelé është në depresion, s’del nga shtëpia, thotë i biri i tij

Pelé është në depresion për shkak të shëndetit të tij të ligë dhe refuzon të dalë nga shtëpia sepse nuk mund të ecë pa ndihmën e dikujt, citohet të ketë thënë i biri i legjendës braziliane të futbollit, Edinho.

Legjenda braziliane e futbollit Pelé, i cili në muajin tetor mbush 80-vjeç, ka pasur telashe me ijët për vite me radhë dhe tani i duhet një strukturë për të ecur. Shumica e paraqitjeve të tija publike kohës së fundit kanë qenë në karrige me rrota.