Sport

Ylli eliminon Prishtinën, arrin gjysmëfinalen e Kupës

Foto: Koha
 

Golden Eagle Ylli ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur në “Mizahir Isma” kampionin e Kosovës, Sigal Prishtinën.

Klubi nga Suhareka fitoi me rezultat të ngushtë 64:69 (17:16, 19:14, 18:24, 10:15), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, aty ku tashmë janë edhe KB Rahoveci, KB Peja e KB Bashkimi, transmeton Koha.net.