Trajneri i Ajaxit “konfirmon” transferimin e Ziyechit te Chelsea

Zyrtare: Chelsea e Ajaxi merren vesh për Ziyechin

13 February 2020 12:30
13:40

Chelsea ka zyrtarizuar marrëveshjen me Ajaxin për transferimin e Hakim Ziyechit.

Lojtari do t’i bashkohet “Bluve” më 1 korrik për 40 milionë euro.

12:30

Trajneri i Ajaxit “konfirmon” transferimin e Ziyechit te Chelsea

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, ka “konfirmuar” lëvizjen potenciale të Hakim Ziyechit drejt Chelseat, duke thënë se është befasuar që klubi ka mundur ta mbajë kaq gjatë sulmuesin.

Chelsea është afër transferimit të lojtarit për 45 milionë euro. Ai pritet të bëhet transferimi i parë i Chelseat që kur Frank Lampard mori përsipër drejtimin e ekipit.

“Ziyech te Chelsea? Një transferim po vinte, e prisnim të ndodhte”, ka thënë ai për “FoxSports”. “Dhe në të vërtetë e kam pritur këtë një apo dy vjet më herët. Dhe çdo herë ishte: ‘Wow, ka qëndruar përsëri’. Jemi të lumtur që e kemi akoma deri në fund të sezonit”.

Ziyech ka shënuar 48 gola dhe ka dhuruar 82 asistime në 159 ndeshje për Ajaxin që kur u transferua nga Twente më 2016.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme