Milani e Juve ndahen baras në gjysmëfinalen e parë, Ronaldo vendimtar Foto: Reuters

Milani e Juve ndahen baras në gjysmëfinalen e parë, Ronaldo vendimtar

13 February 2020 22:45

Milani e Juventusi janë ndarë baras në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në futboll.

Milani ishte ajo që kaloi së pari në epërsi përmes kroatit Ante Rebiq, transmeton Koha.net.

Rebiq shënoi pas asistimit nga Castillejo kur po luhej minuta e 61.

Në minutën e 72 Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

E kur u mendua se Milani do të fitonte gjysmëfinalen e parë, në skenë doli Cristiano Ronaldo i cili nxori një penalti, të cilën e konkretizoi vet në gol, për rezultatin përfundimtar prej 1 me 1.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 4 mars, ku edhe do të mësohet finalisti i Kupës së Italisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme