Përballja e Tottenhamit me Lokomotivën, prapa “Perdes së hekurt”

Përballja e Tottenhamit me Lokomotivën, prapa “Perdes së hekurt”

19 February 2020 08:29

Aeroplani që po fluturonte nga Londra për në Leipzig në gusht të vitit 1974, ishte gati të hynte në hapësirën ajrore të Gjermanisë Lindore kur piloti kërkoi nga pasagjerët që t’i mbyllnin dritaret. Shumica e 150 pasagjerëve në aeroplan ishin tifozë të Tottenhamit.

Ata ishin me fat, pasi iu lejua udhëtimi për ta përkrahur ekipin e tyre në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së UEFA-s, kundër Lokomotivës së Leipzigut, por atyre nuk iu lejua që nga dritaret të shikonin brenda Republikës Demokratike të Gjermanisë.

Disa prej pasagjerëve në aeroplan nuk ishin tifozë futbolli dhe ishin mësuar me rutinën për t’i mbyllur dritaret e aeroplanit kur futeshin në hapësirën ajrore të Gjermanisë Lindore, transmeton Koha Ditore.

“Shtatë apo tetë njerëz papritmas u ngritën në këmbë. Ata kontrolluan pasaportat e të gjithëve dhe kërkuan që gjithçka që kishim me vete t’i linim në ulëse”, kujton tifozi i Tottenhamit, Glen Crook. “Pasaportat, paratë, kamerat, fotografitë nuk lejoheshin. Ata na thanë se do t’i marrim të gjitha kur të kthehemi në aeroplan”.

Ky ishte takimi i parë i tifozit Crook me policinë sekrete të Gjermanisë Lindore, që njihej si “Stasi”.

"Ata na thanë se nuk duhet të flasim me asnjë gjerman kur të zbarkonim nga aeroplani. As me zyrtarët që qëndronim në stadium. Nuk lejuan asgjë, madje as për të thënë faleminderit. Ishte shumë frikësuese”, pranon Crook.

Pasi u larguan nga aeroplani, tifozët anglezë hipën në autobusë me dritare të zeza, që i dërguan direkt në stadiumin “Zentralstadion”. Ata nuk panë asgjë në qytetin e Leipzigut. Ata zunë vendet e tyre lart në tribunat e stadiumit, që kishte një kapacitet prej 74 mijë ulësesh.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme