Hamiltoni më i shpejti në ditën e para të testimeve para-sezonale Foto: Reuters

Hamiltoni më i shpejti në ditën e para të testimeve para-sezonale

19 February 2020 18:55

Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton ka qenë më i shpejti në ditën e para të testimeve para-sezonale në Spanjë.

Hamilton dhe kolegu i tij te Mercedesi, Valtteri Bottas kanë përfunduar ditën me dy kohët më të shpejta.

Hamilton regjistroi kohë 1:16.976 minuta, ndërsa finlandezi Bottas 1:17:313 minuta.

Pas tyre ishte Sergio Perez i Racing Point. Kohën e katërt më të shpejt e regjistroi Max Verstappen i Red Bullit.

Hamilton po synon këtë vit që të barazojë rekordin e Michael Schumacherit për tituj të fituar në Formula 1. Schumacher ka shtatë tituj të fituar, ndërsa Hamilton një më pak.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme