Promoteri i Joshuas dëshiron sivjet përballjen me Furyn Foto: Getty Images

Promoteri i Joshuas dëshiron sivjet përballjen me Furyn

23 February 2020 10:08

Promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se nuk duhet të ketë një meç të tretë mes Tyson Furyt e Deontay Wilderit për titullin WBC. Ai ka deklaruar se një përballje mes Joshuas, që mban tre tituj bote, dhe Furyt, si kampion të ri në WBC, duhet të zhvillohet sivjet.

Të dielën, Fury fitoi ndaj Wilderit duke ia shkaktuar humbjen e parë për t’ia marrë titullin e botës. Tani Hearn ka thënë se duhet të ketë një kampion të vetëm bote, me dy britanikët që mbajnë katër tituj.

Edhe pse Wilder ka në opsion të kontratës rimeçin me Furyn, Hearn përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nga Fury të refuzojë atë dhe të përballet me Joshuan.

“Performancë e mrekullueshme nga Fury – të gjithë brezat janë në Britani të Madhe. Askush s’e dëshiron meçin e tretë Fury – Wilder. Të shkojmë për AJ – Fury”, ka shkruar ai, ndërsa në postime të ndara ka cekur se meçi duhet të ndodhë verës.

Joshua pritet të mbrojë titullin IBF me Kubrat Pulevin në qershor, ndërsa me Oleksandr Usykun pritet të luftojë më vonë për titullin WBA.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme