Ambasada amerikane në mbrojtje të futbollistit serb: Kosova është shtëpia juaj

Ambasada amerikane në mbrojtje të futbollistit serb: Kosova është shtëpia juaj

23 February 2020 10:40

Ambasada amerikane në Kosovë përmes rrjeteve sociale ka mbështetur futbollistin serb, Ilija Iviq, i cili ka vendosur që të luajë për Kosovën.

Mirëpo një vendim i tillë nuk ka kaluar pa pasoja, pasi të dy prindërit e tij janë larguar nga puna për shkak të vendimit të tij për të luajtur me Kosovën U19, transmeton Koha.net.

Ambasada amerikane thotë se Iviq me veprimin e tij ka inspiruar shumë të rinj në Kosovë, derisa thekson se politika nuk ka vend në sport.

“Urime për Ilija Iviqin. Ai po inspiron të gjithë të rinjtë në Kosovë që të punojnë shumë, të zhvillojnë talentin dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Politika nuk ka vend në sport. Ky është një moment për të festuar diversitetin dhe një sportist të talentuar në Kosovë. Kosova është shtëpia juaj”, ka shkruar Ambasada amerikane.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme