Robertsoni thotë se është penduar për veprimet ndaj Messit

Robertsoni thotë se është penduar për veprimet ndaj Messit

23 February 2020 11:18

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson thotë se është penduar për veprimet që kishte bërë ndaj Leo Messit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Anfield Road.

Pas humbjes prej 3 me 0 në Camp Nou skuadra e Liverpoolit kishte arritur të eliminonte Barcelonën duke e mposhtur në Anfield Road me rezultat prej 4 me 0, në një ndeshje ku kishte pasur edhe përplasje ndërmjet lojtarëve, transmeton Koha.net.

Robertsoni pas një dueli me Messin, e godet me të dy duart në kokë.

“Kur shikoj prapa, nuk pendohem për ndonjë gjë sepse mendoj se secila përvojë të bën ai që je. Por, kur shikoj prapa atë momentin me Messin është njëri nga momentet për të cilin jam penduar. Nuk më pëlqen ta shoh atë moment. Kur e kam parë sërish atë veprim isha i shkatërruar. T’ia bësh atë lojtarit më të mirë që ka luajtur ndonjëherë. S’kam asgjë tjetër pos respektit për të dhe Barcelonën, por në atë ndeshje hymë duke e ditur se na duhej mrekullia, diçka speciale”, është shprehur Robertson për Daily Mail.

Ai shton se nuk kishte një mendim të procesuar në atë moment.

“Pendohem për atë veprim. Nuk jam një person i tillë, ai s’ështe personaliteti im. Por, atë natë shumë gjëra ndodhën që në të vërtet nuk i mban mend. Nuk kishte një mendim të procesuar pas atij veprimi”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme