Formacionet zyrtare: Gjilani – Flamurtari Foto: Koha

Gjilani mposht Flamurtarin

Florim Maliqaj 23 February 2020 12:58
14:50

Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Flamurtarin me rezultat prej 2 me 0.

Në të dy pjesët Gjilani shënoi nga një gol, transmeton Koha.net.

Ishte Sebino Plaku ai që shënoi golin e parë katër minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Derisa në pjesën e dytë golin e dytë e shënoi Bushiq në minutën e 71.

14:35

Gjilani dyfishon epërsinë ndaj Flamurtarit

Gjilani ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Flamurtarit, 2-0.

Ishte Tomislav Bushiq ai që shënoi me kokë kur po luhej minuta e 71 e ndeshjes.

13:50

Gjilani mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Flamurtarit

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Flamurtarit, 1 me 0.

Ishte Sebino Plaku ai që shënoi në minutën e 39 të takimit pas gabimit të portierit, Selimaj, transmeton KTV.

Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.

12:58

Formacionet zyrtare: Gjilani – Flamurtari

Gjilani e pret sot në shtëpi Flamurtarin në kuadër të javës së 19 në Superligën e Kosovës në futboll.

Takimi nis në ora 13:00, transmeton KTV.

Formacionet zyrtare janë këto:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme