Fazliji shënon në derbi ndaj Young Boysit

Fazliji shënon, por i mbaron seria e fitoreve

23 February 2020 17:08
17:51

Mesfushori kosovar Betim Fazliji ka realizuar një gol për St. Gallenin të dielën në barazimin 3:3 në derbi ndaj Young Boys Bernit.

Fazliji shënoi golin për epërsinë 1:0 në minutën e dhjetë, por St. Galleni nuk arriti të mbante epërsinë deri në fund. Kështu Fazlijit i ka mbaruar seria prej 13 fitoreve rresht me St. Gallenin.

Në 13 ndeshjet e mëparshme që ai kishte luajtur, St. Galleni kishte triumfuar. Ishte pranë të rriste këtë në 14 ndeshje, por St. Galleni pranoi gol në çastet e fundit të ndeshjes.

Fazliji luajti tërë ndeshjen, që i takoi xhiros së 23-të të Superligës së Zvicrës. St. Gallen kryeson renditjen me 45 pikë, sa i ka edhe Young Boys që zë vendin e dytë.

Gol në elitën zvicerane të dielën shënoi edhe Kastriot Imeri. Imeri realizoi nga penalltia në minutën e 75-të ndërsa Servette barazoi 2:2 në udhëtim ndaj Baselit. Imeri u aktivizua nga minuta e 58-të. 

Te Baseli luajti tërë ndeshjen Taulant Xhaka, ndërsa nga minuta e 73-të u aktivizua Orges Bunjaku. 

 

17:08

Fazliji shënon në derbi ndaj Young Boysit

Betim Fazliji ka realizuar gol për St. Gallenin të dielën në derbin ndaj Young Boysit.

Fazliji shënoi golin e epërsisë për 1:0, por St. Galleni është duke pësuar 2:1 pas pjesës së parë, në ndeshjen e xhiros së 23-të të elitës së futbollit të Zvicrës.

Për mesfushorin kosovar është goli i dytë i shënuar këtë stinor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme