Muriqi me Fenerbahçen humb derbin e Stambollit

Muriqi me Fenerbahçen humb derbin e Stambollit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi me Fenerbahçen ka pësuar humbje të dielën në derbin e Stambollit nga Galatasaray.
Fenerbahçe u mposht 3:1 në shtëpi, në ndeshjen që i takoi xhiros së 23-të të Superligës së Turqisë.
Fenerbahçe kaloi në epërsi në minutën e 21-të. Muriqi nxorri penalltinë nga e cila shënoi Max Kruse.
Por, Fenerbahçe nuk arriti të mbante epërsinë. Ryan Donk (40’), Radamel Falcao (80’) dhe Henry Onyekuru (90’) shënuan për Galatasarayn.
Në ndeshje nuk munguan tensionet. Dy skuadrat mbetën me një lojtarë më pak, pasi u përjashtuan me të kuq në minutën e 84-të, Deniz Turuc i Fenerbahçes dhe Younes Belhanda i Galatasarayt.
Muriqi luajti tërë ndeshjen.
Fenerbahçe zë vendin e gjashtë pas 23 ndeshjeve me 38 pikë, shtatë më pak se Trabzonspori që kryeson renditjen.
Muriqi nxjerr penallti
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka nxjerr penalltinë nga e cila Fenerbahçe ka shënuar golin e epërsisë për 1:0 kundër Galatasarayt në derbin e Stambollit.
Muriqi u pengua në zonë në minutën e 20-të, ndërsa pasi u rishikua rasti nëpërmjet sistemit VAR nga pika e bardhë shënoi Max Kruse.
Galatasaray barazoi shifrat në 1:1 me Ryan Donkun (40’)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fitorja e pestë rresht për Paqaradën

Fitore e rëndësishme për Evertonin

Real Madridi merr vetëm një pikë ndaj Sociedadit

Kasami mund të jetë “përfitues” i situatës kaotike te Baseli

Shumë klube kineze në kolaps financiar

Zgjedhjet në federata kanë ndikim në garën e fortë për kryetar të KOK-ut

Arminia Bielefeld liron Uwe Neuhaus nga detyra e trajnerit
Alaba në bisedime me PSG-në

Rahoveci forcohet me qendrën Daniel

Unitedi dhe Atl.Madrid në garë për Andrea Silvan
Ibrahimoviqi lëndohet sërish, mungon katër ndeshje
