Immobile hyn në histori të Serie A Foto: Reuters

Immobile hyn në histori të Serie A

23 February 2020 18:15

Sulmuesi Ciro Immobile është bërë lojtari i parë në 61 vite që ka arritur në shifrën e 27 golave në Serie A pas 25 ndeshjeve.

Immobile realizoi një gol në fitoren 3:2 të Lazios në udhëtim ndaj Genoas të dielën.

Lazio i është afruar në një pikë liderit Juventusit.

Lojtari i fundit që kishte pasur një start të tillë të stinorit në Serie A ishte Antonio Angelillo me Interin në stinorin 1958-59.

Sulmuesi argjentinas e përfundoi atë stinor me 33 gola në 33 ndeshje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme