Lojtarët e Barcelonës do të testohen për simptoma të koronavirusit në Itali Foto: Reuters

Lojtarët e Barcelonës do të testohen për simptoma të koronavirusit në Itali

23 February 2020 18:33

Futbollistët e Barcelonës do të testohen për simptoma të koronavirusit kur të vizitojnë Napolin të hënën, para ndeshjes së parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet të martën.

Lajmi është bërë i ditur nga ESPN të dielën, transmeton Koha.net.

Italia është shndërruar në vatër të koronavirusit në Evropë. Presidenti i Italisë, Giuseppe Conte ka anuluar katër ndeshje të Serie A të dielën dhe disa tjera në Serie B.

Lojtarët dhe stafi i Barcelonës do të udhëtojnë të hënën për në Napoli, ku atyre do t’i kontrollohet temperatura në ardhje dhe çdonjëri që tregon shenja të sëmundjes do të dërgohet direkt në spital.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme