Kosova në disavantazh ndaj Luksemburgut pas pjesës së parë

Kosova mposht edhe Luksemburgun

23 February 2020 18:44
19:45

Basketbollistët e Kosovës kanë shënuar fitoren e dytë në fazën para-kualifikuese për Botërorin 2023.

Kosova triumfoi të dielën në udhëtim ndaj Luksemburgut me rezultatin 84:80, në ndeshjen e Grupit B të para-kualifikimeve.

Drilon Hajrizi me 25 pikë ishte realizatori më i mirë te Kosova, ndërsa 19 pikë i shënoi Erjon Kastrati.

Te Luksemburgu më efikasi ishte Clancy Rugg, i cili shënoi 30 pikë.

Kosova të enjten në Prishtinë e mposhti Islandën me 80:78.

Ndeshjen e radhës e luan më 26 nëntor në udhëtim në Sllovaki. 

18:44

Kosova në disavantazh ndaj Luksemburgut pas pjesës së parë

Basketbollistët e Kosovës janë në disavantazh prej një pike (45:44), pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Luksemburgut.

Ndeshja i takon fazës para-kualifikuese për Botërorin 2023 të basketbollit dhe po luhet në Luksemburg.

Gëzim Morina me 11 pikë, e Drilon Hajrizi me dhjetë sosh janë më efikasët aktualisht te Kosova, ndërsa Dardan Berisha ka shënuar tri pikë.

Ndeshja i takon Grupit B të para-kualifikimeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme