Benzema vlerëson lart Cityn Foto: Reuters

Benzema vlerëson lart Cityn

23 February 2020 22:18

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e vlerëson lartë Manchester Cityn, rivalin e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi e pret Cityn të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”.

“City është skuadër shumë e mirë me një trajner shumë të mirë, siç është Pep Guardiola. Është një skuadër që luan me top, që nuk frikësohet të bëjë shumë pasime. Do të jetë ndeshje e barabartë”, ka thënë Benzema për faqen zyrtare të UEFA-s.

Benzema do të luajë ndeshjen e 100-të në Ligën e Kampionëve kundër Cityt dhe e di se sa e veçantë është kjo garë.

“Jam shumë krenar, veçanërisht pasi është Liga e Kampionëve, që është një nivel krejt tjetër. Nuk është si liga apo garat tjera. Do të shijoj këtë ndeshje”, ka thënë Benzema.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme