Atl. Madrid fiton ndaj Villarrealit, ngrihet në vend të tretë Foto: Reuters

Atl. Madrid fiton ndaj Villarrealit, ngrihet në vend të tretë

23 February 2020 22:52

Atletico Madridi ka fituar ndeshjen në shtëpi me Villarrealin me rezultatin 3:1, ndërsa ka kaluar në vendin e tretë në renditje në La Liga.

Paco Alcacer (16’) fillimisht dërgoi Villarrealin në epërsi, para se Atletico të barazonte shifrat me anë të Angel Correas (40’). Në pjesën e dytë skuadra madrilerne shënoi edhe dy herë me Koken (64’) dhe Joao Felixin (74’).

Pas 25 ndeshjeve Atletico ka 43 pikë, sa i ka edhe Sevilla. Mirëpo, Atletico ka goldallim më të mirë. Ligën e kryeson Barcelona me 55 pikë, dy më tepër se Real Madridi që zë vendin e dytë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme