Ramadani hetohet nga autoritetet spanjolle

Ramadani hetohet nga autoritetet spanjolle

24 February 2020 11:10

Agjenti i famshëm shqiptar i futbollit Fali Ramadani po hetohet nga autoritetet spanjolle për pjesëmarrje në një skemë të pastrimit të parave në Mallorca, bën të ditur gazeta “Marca” të hënën, transmeton Koha.net.

Ramadani po hetohet nga Gjykata Nacionale e Spanjës për krim kundër Thesarit Publik dhe krim të pastrimit të parave. Ai duhet të udhëtojë në Madrid për të dëshmuar para Gjykatës Nacionale si një person në hetim.

Javën e kaluar policia spanjolle ka bastisur villën luksoze të Ramadanit në Calvia.

Biznesmenë tjerë dhe ish-futbollistë po ashtu po hetohen në rastin e njëjtë.

Të dyshuarit janë nga shtete nga Lindja e Largët dhe raportohet se kanë bërë biznes me kompani të njohura në Mallorca.

Ramadani përfaqëson disa emra të mëdhenj të botës së futbollit, si Kalidou Koulibalyn e Napolit, Miralem Pjaniqin e Juventusit e Luka Joviqin e Real Madridit.

Agjencia e Ramadanit, Lian Sports, me seli në Berlin, vlerësohet si agjencia e pestë më e vlefshme në botë që merret vetëm me futboll.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme